Njeriu i dekadës, Ismail Morina (Ballisti)

Nga Edmond Arizaj
Nuk di ndonje tjeter te kete bere aq shume per vendin dhe kombin e tij se sa ky djale ne kete dhjetevjecarin e fundit, pa pritur, pretenduar, reklamuar, a kerkuar dicka ne kembim.
Rrezikoi jeten, beri krenar miliona shqiptare qe u kishin mohuar simbolet ne nje ndeshje zyrtare mes kombetaresh, vendosi drejtesine qe nuk e bene shtetet dhe autoritetet me te larta, nderthuri ne ceshtje disa vende, paraqiti Serbine para botes si nje vend huligan, ishte iniciuesi i nje varg reaksionesh qe perfunduan me nje ngjarje historike per Shqiperine si pjesmarrja ne nje kampionat europian.
Ishte i vetmi qe u dha leksion te gjitha autoriteteve shteterore, sportive dhe me tutje, e po i vetmi qe mbajti leksionin se “e drejta ndonjehere duhet rrembyer”.
Ndoshta duket pak piktoreske sot, si ngjarje baladash, qe nuk u pershtatet mendjehapurve-globaliste, por fakti eshte fakt…