Pse Akademitë e Shkencave në Tiranë e Prishtinë duhet të rishikojnë qëndrimin e tyre ndaj vëllezërve Frashëri

Nga Dr. Koço Danaj

Fillimisht falënderoj miqtë e mi për komentet e tyre ndaj Naim Frashërit që nuk ishte thjesht poet por edhe filozof. T’i tregoje Europës perëndimore asokohe se kush ishte Rusoi dhe Volteri do të thotë të ishe dhjetëra kilometra para tyre

Por sot do merrem me ideologun e Lidhjes së Prizrenit, Abdyl bej Frashërin që u dënua me vdekje!

Le ta nisim nga kënga sepse asokohe historia jonë ishte vetëm në këngë:

“Abdyl prishe pasurinë (si ka mundësi?!!!)

Te Bismarku vajte shkove

Ulur në skamí (karrike)

Dhe Bismarku seç të pyeti

Djalë nga vjen ti?

Unë jam nga Shqipëria

Abdyl Frashërí

S’jemi serbë e as bullgarë

As nga Mali i Zi

Jemi vetëm shqipëtarë

Kërkojmë liri…

Dhe fundi i bisedës është premtimi i Bismarkut për t’i ndihmuar. Dhe vazhdimi i premtimit është që drejtuesi i parë i Londrës famëkeqe u caktua një gjerman, ish-këshilltar i Bismarkut me emrin Von Kiderlen.

Por ai pësoi një atak në zemër dhe u zëvëndësua nga famëkeqi dhe antishqiptari i përbetuar, Edvard Grey!

Vazhdimin, nesër, miqtë e mi…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT