Ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim! Edi Ramën e zë gjumi mbi supin e bashkëshortes së tij (FOTO)

Kryeministri Edi Rama është dhe një ndër politikanët i cili gjithmonë është “gati-tu” dhe në krye të detyrës, duke u përpjekur t’i qëndrojë “mbi kokë” vetë punëve të shtetit.
Nëpër intervistat e dhëna më herët, kreu i qeverisë ka pohuar se në përditshmërinë e tij, konsumon mbi 10 kafe në ditë, një domosdoshmëri që i duhet për të qenë më shumë zgjuar dhe për të fjetur më pak e se ato pak orë gjumë që bën janë të mjaftueshme për të.
“Përballë keni njërin që pi më shumë se 10 kafe në ditë, nuk besoj se bën keq besoj. Shqetësime, dridhje, probleme nuk më krijon, madje unë nuk është se fle shumë gjumë, fle pak gjumë, por atë pak gjumë nuk ma ngacmon”, ka thënë ai.
Ndërkohë që në rrjet së fundmi është postuar një foto e kreut të qeverisë në avion të cilin e ka marr gjumë mbi supin e bashkëshortes së tij, Lindës. Një pamje kjo shumë larg asaj që jemi mësuar të shohim në përditshmërinë tonë ku kryeministri shfaqet kudo, në çdo event, takime e mbledhje.