Të dhënat e zyrës zvicerane të statistikave: Jemi vendi i 3-të më i lirë në Europë

Zyra Federale e Statistikave në Zvicër ka publikuar një studim të ri, ku krahason të gjitha vendet europiane në bazë të çmimeve të shportës, të shprehura në paritetin e fuqisë blerëse.

Në bazë të këtij studimi, rezulton se, Shqipëria është vendi i tretë më i lirë në Europë, me çmimet më të shtrenjta vetëm se, Maqedonia e Veriut dhe Turqia.

Çmimet në vendin tonë fiksohen në 46.5% të mesatares së të 28 vendeve të Bashkimit Europian. Të dhënat e zyrës federale të statistikave në Zvicër i referohen vitit 2018 ndërkohë që të dhënat janë të Eurostat.

Në bazë të këtyre të dhënave rezulton se, vendi më i shtrenjtë në Europë duket të jetë Islanda, me çmimet sa 154% e mesatares së Bashkimit Europian. Vendi më i lirë ndërkohë është Turqia, me çmimet vetëm sa 40% e mesatares së Bashkimit Europian.

SCAN

Back to top button
LAJMET E FUNDIT