Tërmeti shkatërrues, publikohen pamjet si shkërmoqen shkëmbinjtë në Gadishullin Kamchatka

Nderkohë në  Ishujt Kuril të Rusisë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Qyteti kryesor në ishuj, porti i peshkimit Severokurilsk, u godit nga disa valë cunami dhe u përmbyt, shkruan Sky News.

Ishujt ndodhen në jug të Gadishullit Kamchatka, i cili ishte epiqendra e tërmetit.

Valë që kalonin tre metra të larta goditën Severokurilskun, thanë zyrtarët.

Ishujt janë një pikë mosmarrëveshjeje me Japoninë, e cila pretendon të drejta territoriale mbi katër prej tyre.

Bashkimi Sovjetik i pushtoi ishujt në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Mosmarrëveshja i ka penguar vendet të nënshkruajnë një traktat paqeje./

Back to top button
LAJMET E FUNDIT