E BUJSHME/ “Telenovela” Broja merr fund! Sulmuesi shqiptar largohet nga Chelsea, zbulohet ekipi i ri

Armando Broja do të jetë futbollisti më i ri i Burnley. Sulmuesi 22-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Chelsea, për të nisur një të re me ekipin tjetër të Premier League.

Vizitat mjekësore te klubi i ri, shqiptari do t’i kryejë brenda 24 orëve. Ndërkohë që sipas mediave angleze, sulmuesi i Kombëtares shqiptare pritet të firmosë me Burnley kontratë 5-vjeçare.

Ende nuk dihet sa do të përfitojë Chelsea nga ky operacion.

Kujtojmë se largimi përfundimtar vjen pas shumë huazimeve në ekipe si Vitesse, Southampton, Fulham apo Everton.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT