Nga dasma në New York në jug të Shqipërisë, Rama dhe bashkëshortja darkojnë me çiftin Alex Soros dhe Huma Abedin në Dhërmi

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e djeshme, e shtunë ka zhvilluar një takim privat në Dhërmi me Alex Soros dhe bashkëshorten e tij, Huma Abedin.

Sipas burimeve të Syri TV, kreu i qeverisë, Rama së bashku me bashkëshorten Linda dhe çifti Soros-Abedin, janë fotografuar duke darkuar në një nga restorantet në jug të vendit.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se çifti Soros-Abedin kanë hyrë në territorin shqiptar dy net më parë përmes një jahti privat që ka ndaluar në portin e Sarandës, ndërsa më pas janë akomoduar në një nga vilat qeveritare në Dhërmi. Këto vila, të administruara nga shteti, shërbejnë për pritje zyrtare dhe vizita të nivelit të lartë.

Vizita dhe takimi nuk janë shoqëruar me njoftime zyrtare nga ana e qeverisë dhe nuk janë bërë publike detaje rreth qëllimit apo natyrës së takimit.

Kujtojmë që më 14 qershor 2025, Edi Rama mori pjesë në dasmën e Alex Soros dhe Huma Abedin, mbajtur në pronën e familjes Soros në Neë York.

Ceremonia mblodhi figura të njohura ndërkombëtare si Hillary Clinton, Kamala Harris, Nancy Pelosi dhe Anna Ëintour.

Rama mbajti një nga fjalimet kryesore të mbrëmjes, duke e quajtur Alex Soros mik të ngushtë dhe duke shfaqur një afërsi të theksuar me familjen Soros.

Kjo marrëdhënie është përforcuar ndër vite me takime të përsëritura dhe postime ku Soros e quan Ramën “vëlla”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT