Dashuria nuk njeh mure! I riu lidh martesë në Burgun e Fierit, institucioni publikon pamjet e veçanta

Një martesë e re është lidhur në ditët e fundit të Korrikut në ambientet e Burgut të Fierit. Një i ri që po vuan dënimin në këtë institucion, ka lidhur martesë me një vajzë që është betuar se do të jetë bashkudhëtarja e tij e jetës dhe do ta presë jashtë mureve për një fillim të ri.

“Sot, brenda mureve të një institucioni korrektues, u dëshmua fuqia e dashurisë dhe e shpresës. Një i dënuar në IEVP Fier kurorëzoi dashurinë e tij me martesë — një hap që flet më shumë se fjalët: për besimin, për një fillim të ri dhe për një jetë me më shumë dritë.

Ky moment na kujton se njeriu, pavarësisht gabimeve të së kaluarës, mbetet një qenie me ndjenja, ëndrra dhe mundësi për të ndryshuar”, shkruan Institucioni i Ekzekutimit te Vendimeve Penale Fier, teksa ndan pamjet e mëposhtme.

Në prezencë të pak familjarëve dhe në një hapësirë të dedikuar në ambientet e kësaj IEVP, dashuria është festuar si një akt guximi, një hap drejt rehabilitimit të vërtetë dhe një frymëzim për të gjithë ata që mendojnë se gjithçka është e humbur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT