Tensione gjatë komunikimit të akuzave? Avokati i Ilir Metës zbulon çfarë ndodhi në SPAK

Ish-kreu i Shtetit, Ilir Meta është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për njohjen e akuzave të ngritura ndaj tij pas marrjes si i pandehur nga organi i akuzës.

Avokati i tij deklaroi se Ilir Meta ka kërkuar nga SPAK të bëhen hetimet të thelluara se kush i bëri kërkesat për lobim, ndërsa shtoi se gjatë komunikimit të akuzave nuk ka pasur tensione. Gjithashtu theksoi përfaqësuesi ligjor i presidentit të PL-së, se “ai nuk ka pasuri të vendosur nga korrupsioni”

“Meta ka dhënë shpjegimet e tij dhe i ka kërkuar organit të akuzës se përse nuk kanë bërë hetime të thelluara se kush ka bërë kërkesat për lobimin. Meta ka shpjeguar me detaje për të 3 akuzat për të cilat ai akuzohet”, tha avokati.

I pyetur nëse “Ka pasur momente tensioni nga ana e Metës?”, avokati u përgjigj duke thënë se seanca ishte e qetë.

“Mund të themi që ishte një seancë deri miqësore. Ne duam të dimë kush i bëri pagesat dhe kush i mori faturat. Sa i përket CEZ-DIA është një akuzë e rënë sepse nuk vërtetohet në asnjë moment që Meta të ketë të ardhura dhe këto pasuri t’i ketë mundur ti fshehë dhe ti pastrojë me veprime të paligjshme. Ish-Presidenti nuk ka pasuri të vendosur nga korrupsioni. Mali i madh i akuzave të ngritura ndaj Ilir Metës, sot ka rezultuar zero”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT