Refuzoi ofertën miliarda dollarëshe të Mark Zuckerberg! Ky është eksperti i inteligjencës artificiale që kërkon të sfidojë gjigantët e teknologjisë me…

Eksperti australian i inteligjencës artificiale, Andrew Tulloch, ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 1 miliard dollarësh amerikanë nga Meta e Mark Zuckerberg, duke zgjedhur të vazhdojë punën në startup-in që bashkëthemeloi këtë vit, Thinking Machines Lab.

Tulloch, i diplomuar në Universitetin e Sidneit dhe i rritur në Perth, krijoi kompaninë bashkë me ish-drejtoreshën teknologjike të OpenAI, Mira Murati. Startup-i është tashmë i vlerësuar në rreth 12 miliardë dollarë amerikanë dhe synon të ndërtojë sisteme të avancuara, të sigurta dhe të personalizueshme të inteligjencës artificiale.

Sipas raportimeve të Wall Street Journal, Meta fillimisht u përpoq të blinte Thinking Machines Lab, por pas refuzimit, ofroi edhe një paketë pagese të shpërndarë në gjashtë vite për të joshur Tulloch personalisht – ofertë që ai e refuzoi. Ndërkohë, Meta e ka quajtur këtë shifër “të pasaktë dhe qesharake”.

Tulloch, i cilësuar nga ish-kolegët si “gjeni ekstrem”, ka një karrierë të pasur në fushën e AI, duke përfshirë 11 vite në Facebook dhe një periudhë në OpenAI. Startup-i i tij ka tërhequr investime nga emra të mëdhenj si Nvidia, AMD dhe Accel, ndërsa edhe qeveria shqiptare raportohet se ka kontribuar me 10 milionë dollarë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT