“Defekt, defekt në motor, motori i majtë”, AUDIO tronditëse e pilotit të United Airlines, njofton uljen emergjente

Një audio tronditëse është publikuar nga momenti kur kapiteni i një avioni Boeing 787 i United Airlines shpalli gjendjen e emergjencës duke bërtitur “Mayday”, pasi humbi një motor menjëherë pas ngritjes.
“Defekt, defekt në motor, motori i majtë, United 108. Po shpallim gjendje emergjente. Mayday-Mayday-Mayday”, – dëgjohet të thotë njëri nga pilotët, ndërsa njofton kontrollin e trafikut ajror pas ngritjes nga pista.
Fluturimi United 108, që ishte nisur nga Aeroporti Dulles në Uashington drejt Mynihut, Gjermani, sapo kishte arritur lartësinë prej 5,000 këmbësh, me rezervuarët plot me karburant për fluturimin tetëorësh mbi Atlantik, kur motori i majtë pësoi papritur defekt.
Avionët Boeing 787 të United Airlines kanë shfaqur disa herë probleme teknike edhe më parë, duke ngritur shqetësime për sigurinë e tyre.