VIDEO / Momente paniku në emision, ministri ndihet keq, dërgohet me urgjencë në spital

Ministrit serb për Investime Publike, Darko Glishiq i ishte përkeqësuar gjendja gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në mëngjes në një nga televizionet e Serbisë.

Siç edhe mund të vërehet në disa video që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ai filloi të belbëzonte dhe nuk ishte në gjendje të formonte fjali, çka detyroi ndërprerjen e menjëhershme të programit. Ai u dërgua me urgjencë në spital.

Sipas mediave serbe, dyshohet se ministri Glishiq kishte një sulm në tru dhe raportohet se është në gjendje të rëndë, përcjell Telegrafi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT