Për herë të parë në histori, Kina mban Lojërat Botërore të AI-së! Robotët luajnë futboll, do “luftojnë” për kampionat

Nga 14 deri më 17 gusht, Pekini do të presë Lojërat e para Botërore të Robotëve Humanoide, ku 30 ekipe robotësh nga vende si SHBA, Brazili, Gjermania dhe Portugalia do të garojnë në një ndeshje futbolli ndryshe nga çdo tjetër.

Të pajisur me sensorë të avancuar dhe inteligjencë artificiale, robotët janë në gjendje të njohin topin, të vrapojnë në fushë dhe të ngrihen vetë kur rrëzohen.

Kina po e shfrytëzon këtë garë si një fushë prove për teknologjitë robotike, me synimin për të udhëhequr të ardhmen e AI-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT