VIDEO/ Përmbytje, trafik dhe kaos në Vlorë! Stuhia kthehu rrugët në “lumenj”, situata normalizohet pas disa orësh

U deshën vetëm pak minuta reshje shiu nga stuhia e cila kaloni në jug të vendit, që qyteti bregdetar i Vlorës të përmbytej duke shkaktuar bllokim të qarkullimit si dhe probleme serioze për bizneset në disa zona.

Shumë akse rrugore u përmbytën duke paralizuar përkohësisht qarkullimin dhe duke krijuar shqetësime për qytetarët, pushuesit dhe bizneset lokale.

Reshjet e dendura që zgjatën për disa minuta, por me intensitet të lartë, shkaktuan përmbytje të shpejta në disa prej lagjeve më të populluara të qytetit, siç janë: sheshi “Albano & Romina”, apo lagjja “Pavarësia”.

VIDEO/ Përmbytje, trafik dhe kaos në Vlorë! Stuhia kthehu

Në këto zona, uji mbuloi rrugët duke krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Në disa segmente rrugore, automjetet u bllokuan për shkak të prurjeve të mëdha të ujit dhe kanalizimeve të bllokuara.

Por pas disa orësh duket se situata është qetësuar dhe qyteti po i kthehet normalitetit. Stuhia nuk kurseu as vijën bregdetare të Vlorës, ku përmbytjet prekën zona të frekuentuara nga pushuesit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT