Spaho: Përse Hamasi nuk heq dorë nga pushteti dhe të lehtësojë popullin e Gazës, por e kërkoni fajin vetëm tek Izraeli?

Edmond Spaho ka reaguar mbi lajmet që vijnë nga Gaza, disa prej të cilave kanë rezultuar të sajuara, për të rritur empatinë për atë që po ndodh atje.
“A jane te verteta keto qe po na servirni? A eshte Hamasi i gatshem per paqe dhe lirimin e pengjeve?
A vjedh Hamas ndihmat qe jepen per banoret e Gazas dhe pastaj i shet per te financuar luften per zhdukjen e shtetit te Izraelit?
Perse Hamas nuk heq dore nga pushteti dhe te lehtesoje popullin e Gazes?
Nese faji do i hidhet vetem njeres pale, me shifra te fryra dhe te paverteta si ato qe jep UN dhe BBC, sigurisht nuk do kete paqe por vuajtje per popullin palestinez dhe perfitime per Hamas dhe Hezbollah, qellimi i vetem i te cileve eshte te mbeten te pushtet ne kurriz te popullit te tyre.
Ne se vertet e doni popullin e Gazes dhe ate palestinez, vereni gishtin ne plage dhe akuzoni ata te cilet kane 80 vjet qe vrasin e presin, kane dobezuar kauzen palestineze dhe forcuar shtetin e Izraelit”, shkruan Spaho.