Plazhi i Gjipesë u kthehet pushuesve, Vangjel Tavo: Larguam karriget dhe tavolinat e vendosura pa leje

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga një aksion i Policisë Bashkiake për lirimin e plazhit publik në Gjipe. Një subjekt që vepronte si bar-restorant, kishte vendosur karrige e tavolina pa leje.

“Plazhet nuk janë për t’u zaptuar! Në plazhin e Gjipesë, u lirua sërish një hapësirë publike e zënë pa asnjë leje. Një subjekt kishte ngritur tendë dhe pajisur zonën me tavolina e karrige, duke kufizuar hapësirën për qytetarët.

Ky është një tjetër rast i përsëritur i shfrytëzimit të paligjshëm të hapësirave publike. Bashkia Himarë dhe policia bashkiake do të ndërhyjnë në çdo rast ku cenohet ligji dhe interesi i përbashkët”, shkruan kryebashkiaku Vangjel Tavo.

Ai thekson se plazhet janë për të gjithë qytetarët dhe si të tillë, bizneset duhet të respektojnë ligjin dhe komunitetin, duke mos zënë hapësirën publike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT