Turizmi në kolaps, Berisha flet me shifra: Narko-euro është toksinë, turisti sot shpenzon më tepër

Ish-kryeministri Sali Berisha prej ditësh ka deklaruar se turizmi në vendin tonë ka pësuar një rënie drastike, krahasuar me vitet më parë.

Në një deklaratë për shtyp, një ditë më parë kryedemokrati kjo situatë ka ardhur si pasojë e zhvlerësimit të monedhës europiane dhe asaj amerikane.

Sipas Berishës, euro është zhvlerësuar me 35%, duke bërë që turistët e huaj të stepen.

“Nga viti 2005 deri në vitin 2012, pas ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe asaj dixhitale, numri i turistëve u rrit nga 300 mijë që ishte në vitin 2005 në 4 milionë e 700 mijë. Numri i turistëve ka vazhduar të rritet në mënyrë të padiskutueshme”, tha Berisha.

Ndërkohë që lidhur me këtë situatë një tjetër reagim ka ardhur nga Berisha i cili thekson se mungesa e turistëve në vendin tonë po përsëritet për të dytin vit radhazi dhe kjo falë rritjes së çmimeve.

“Për të dytin vit radhazi, shifrat tregojnë rënie drastike në turizëm. Sepse sot turisti shpenzon 135€ për të njëjtat artikuj që dje i blinte me 100€. Narko-euro është toksinë që po vret turizmin shqiptar”, shkruan Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT