Zjarr në fshatrat Dhivër dhe Shën Ndre, evakuohen banorët, ndërhyrje intensive gjatë natës

Për shkak të përkeqësimit të situatës, gjatë mbrëmjes u mor vendimi për evakuimin e banorëve nga fshati Dhivër, si masë sigurie. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz.
Aktualisht, intensiteti i flakëve ka rënë ndjeshëm, ndërsa në orët e para të mëngjesit ka mbërritur sërish një helikopter për të ndihmuar në operacionet ajrore të shuarjes së zjarrit.