Njohja e patentave shqiptare në Greqi, marrëveshja shkon për miratim në parlamentin grek

Më në fund, patentat shqiptare do të njihen në Greqi. Tashmë është çështje ditësh votimi i saj dhe hyrja e menjëhershme në fuqi.

Miratimi i kësaj marrëveshje i jep zgjidhje një herë e përgjithmonë një problemi që ishte shumë i pranishëm qindra mijëra bashkatdhetarë, dhe që për arsye të ndryshme nuk ishin pajisur me patentë greke.

Projektligji për miratimin e marrëveshjes u dërgua në parlamentin grek më 30 dhjetor dhe miratimi i saj do të jetë një nga aktet e para të ligjvënësve për 2020-n,

Pas miratimit të këtij ligji, të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi do mund të lëvizin me makinën e tyre pas asnjë problem me patentë shqiptare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT