Skema e “zhdukjes” së parave! Përgjimet nxjerrin zbuluar “taktikën” e zyrtarëve të Bankers: Dy milionë euro drejt Shqipërisë, kontrolloni thesarin në Bijing

Kjo verë e nxehtë u shoqërua me zbulimin e një nga aferave më të mëdha financiare. Nga hetimet doli në dritë një skemë e sofistikuar evazioni dhe shpërdorimi si dhe miliona euro dëm të shkaktuara në buxhetin e shtetit shqiptar nga kompania “Bankers Petroleum Albania”.
Rezultoi se vendi ynë nuk kishte përfituar “asnjë qindarkë” nga kompania në fjalë, as nga taksat, as nga gjyqet e fituara, e as nga detyrimet e pranuara ndaj ndërmarrjes shtetërore “Albpetrol”.
Së fundmi, Newsbomb ka zbardhur dhe një pjesë të përgjimeve nga biseda mew dy punonjëseve të larta të kësaj kompanie, konkretisht mes Majlinda Thanës, drejtoreshës së Thesarit pranë Bankers Petrolium dhe një shtetase të huaj të quajtur Sheri, punonjëse e lartë brenda kompanisë në fushën e Financave.
Gjatë kësaj bisede është zbuluar dhe ekzistenca e një llogarie bankare në Vjenë. Drejtoresha e Thesarit i kërkon koleges së saj që të kontrollojë bilancat pasi një shumë prej 2 milionë euro është depozituar nga Vjena për në Shqipëri, teksa i ka përmendur edhe transfertën në Kinë.
“Je te llogaria e Vienës, po, mirë. Transferimi i parë është nga Viena në Shqipëri, 2 milionë, dhe ka kaluar te përfshirë një pagesë tjetër për Sherëood. Ishte pranë pagesës prej 40. Duket si 20, po. Okej, pra ka edhe një transferim prej 60,000. Këto dy janë nga Viena. Vajzat do kontrollojnë nëse ka mbërritur nga Beijing në Thesar. Po, a mund të kalosh te pagesa në dollarë amerikanë (USD)”, i thotë Thana-Sherit.
Siç dhe bëmë me dije më herët, paratë fillimisht depozitoheshin në një llogari bankare në Austri dhe më pas transferoheshin direkt në Kinë. Ndërkohë, në vendin tonë vinin vetëm shuma të vogla për shpenzime operative, duke u siguruar që në Shqipëri të mos mbetej asnjë fond që mund të ekzekutohej nga institucionet shtetërore.
Strategjia ishte e qartë: të mos lihej asnjë fond në Shqipëri që mund të ekzekutohej nga shteti. Hetimet zbuluan se “Bankers Petroleum Albania” nuk kishte deklaruar asnjë llogari bankare jashtë vendit, as në AKBN, as në Tatime, edhe pse kjo ishte e detyrueshme me ligj.
Pjesë nga biseda:
Transkript Bisedash – 10.04.2025
Të nesërmen më datë 10.04.2025, sërish midis shtetases Majlinda Thana dhe shtetases Sheri zhvillohen dy biseda të tjera në orët 10:06:59 AM dhe 10:08:23 AM, me këtë përmbajtje:
Biseda e orës 10:06:59 AM
Personi A – Majlinda Thana (0697011034)
Personi B – Sheri (0694061301)
Personi B: Përshëndetje Majlinda
Personi A: Sheri, përshëndetje. A mund të hapësh, të lutem, ekstraktin e pagesës bankare?
Personi B: Është i përditësuar?
Personi A: Po.
Personi B: Është përditësuar rreth orës 9:30?
Personi A: Jo, është ai që tregon Raiffeisen Bank 25. Ora dhjetë.
Personi B: Okej.
Personi A: Nëse shkon te Vienna, është një transfer prej 2 milionësh nga Viena drejt Shqipërisë. Okej? Po më ndjek, Sher?
Biseda e orës 10:08:23 AM
Personi A: Je te llogaria e Vienës? Përshëndetje Sheri! Më dëgjon?
Personi B: Po, okej.
Personi A: Je te llogaria e Vienës, po, mirë. Transferimi i parë është nga Viena në Shqipëri, 2 milionë, dhe ka kaluar te përfshirë një pagesë tjetër për Sherëood. Ishte pranë pagesës prej 40. Duket si 20, po. Okej, pra ka edhe një transferim prej 60,000. Këto dy janë nga Viena. Vajzat do kontrollojnë nëse ka mbërritur nga Beijing në Thesar. Po, a mund të kalosh te pagesa në dollarë amerikanë (USD)?
Në Shqipëri, gjetëm tre paketa. Njëra është për Europa, ajo që e grupoi z. Xiao në mëngjes. Okej. Pjesa tjetër është me pagesë në USD për PetroSolution. Dhe dua të shikosh se për Out there në total do të jetë shuma që ke miratuar, por kanë përfshirë edhe një faturë të vjetër sepse duhet të paguajmë faturën më të vjetër më parë. Ok? Ok? Kështu që hoqa një pagesë të pjesshme nga një prej faturave të tua dhe përfshiva atë më të vjetrën. Për momentin do të paguaj vetëm një faturë. Pjesa tjetër do të paguhet më vonë. Greta po kontrollon faturat e tjera ok?
Dhe për llogarinë në lekë, po, në llogarinë e re Lek dy pagesat i ke përfshirë. Më vonë pasi të marrim fondet, do të bëjmë këmbimin valutor dhe do të paguajmë tatimin dhe kostot. Ndoshta kristina më vonë. Ok pra janë dy pagesa nga Vjena dhe dy paketa në Shqipëri. Ok? Falemnderit./Newsbomb.al