Pa marrë ende mandatin e deputetit, Zegjineja kritikon Bashkinë e Roskovecit, nxjerr videon e…

Pa marrë ende mandatin si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Zegjine Çaushi ka dalë kundër Bashkisë së Roskovecit, duke publikuar një video në rrjetet sociale që tregon gjendjen e rrugëve të mbushura me plehra.

Në video, socialistja shfaqet pranë grumbullit të mbeturinave dhe shprehet me ironi: “Këtu jam në hyrje të qytetit të Roskovecit. Qytetit tonë, dhe pas meje duket kjo gjendje, no koment.”

Zegjine Çaushi ishte e 12-ta në listën e PS për qarkun e Fierit. Gjatë rinumërimit të votave me kërkesë të PD-së, ajo humbi mandatin, por e rifitoi më pas pasi kolegia e saj u dorëhoq për t’i hapur rrugë për në Parlament.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT