U paraqit në SPAK, flet Belinda Balluku

Pas një qëndrimi rreth 45 minutash në ambientet e SPAK, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, doli para gazetarëve për të sqaruar vizitën e saj.

Ajo theksoi se kishte pranuar ftesën për t’u paraqitur në këtë institucion, duke vepruar në respekt të procedurave të drejtësisë.

“Si qytetare dhe si zyrtare publike, e kam parë këtë thirrje si një proces që duhet të zhvillohet me transparencë dhe llogaridhënie.

Besoj fuqishëm se gjithçka do të ndodhë sipas parimeve të drejtësisë, të cilave u qëndroj besnike,” deklaroi Balluku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT