Vlora në zi, marshim paqësor në nder të 17-vjeçarit Leandro Shametaj

Prej tre ditësh, qyteti i Vlorës është mbuluar nga heshtja dhe zia, pas aksidentit tragjik që i mori jetën në lule të rinisë 17-vjeçarit Leandro Shameta, të riut plot ëndrra e shpresa që u prenë në mes.

Ditën e sotme, shokët e klasës, nxënësit e shkollës së mesme “Ali Demi”, miq, familjarë dhe qytetarë vlonjatë janë mbledhur për një marshim paqësor përgjatë bulevardit “Ismail Qemali”, në kujtim të Leandros dhe si thirrje për më shumë kujdes në rrugë.

Ata mbanin në duar fotografinë e të ndjerit dhe pankarta me mesazhe: “Jo më bir!”, “Gëzo me engjëjt, Leandro!”

Ndërkohë, Prefektja e Qarkut të Vlorës, Evis Allushi, ka shprehur ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen Shameta.

Ajo është shprehur se sot ka zhvilluar një takim me drejtues të Policisë Rrugore të Vlorës, për të diskutuar masa më të rrepta ndaj shkelësve të ligjit dhe për të rritur ndërgjegjësimin qytetar mbi zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor për të ruajtur jëtën e tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT