“Si e refuzuan britanikët urdhrin e Mehmet Shehut për të bombarduar qendrën historike të Tiranës në 1944”

Nga Erald Kapri Kjo eshte nje histori e patreguar per Teatrin Kombetar. Ne betejen e Tiranes, Mehmet Shehu e rrethoi kryeqytetin me 3 mije forca partizane dhe per 3 jave u zhvilluan luftime ne periferi te saj.
Prane tij ishte Majori Britanik Oliver i cili koordinonte sulmet ajrore dhe per 10 dite, mbi 240 bomba u hodhen nga aviacioni britanik, nga Sauku ne Vore. Forcat gjermane nuk e leshonin qendren e Tiranes dhe i flustruar nga pamundesia e marrjes se qendres se saj, Mehmet Shehu kerkon borbardimin e zones historike te Tiranes. Shtabi gjerman ndodhej tek pallati i Princeshave, trupat e tjera mbanin ministrite dhe Bulevardin.
Majori Britanik e refuzoi dhe nuk pranoi te borbardoje qendren e Tiranes, duke shpetuar me vetedije zonen historike te Tiranes. Mengjesin e dates 17 nentor 1944, kur gjermanet ishin terhequr, Majori Oliver beri kete foto te qendres se Tiranes ne taracen e Hotel Dajtit.
Edhe pse luftimet ishin te ashpra, ajo nuk u prek dhe Teatri, ne te djathte te fotos, nuk ka asnje shenje plumbi dhe u ruaj ne gjendje optimale. Kjo histori duhet te na sherbeje per te vleresuar ato qe kemi, dhe Teatri Kombetar eshte nje nder to, qe duhet konservuar dhe ruajtur me fanatizem.