TVSH 10% për çdo faturë të fermerëve! Braçe “përplas” kokën në tavolinë: 8 vite kështu, bujku është në ujë tani!

Skema e TVSH-së në bujqësi me kompensim 10% për çdo faturë që fermeri do të marrë nga grumbulluesit për produktin që do t’i shesë ka shkaktuar debate në Komisionin e Ekonomisë,i cili u mbajt 3 ditë më parë, mes deputetit Erion Braçe dhe ministrit të Bujqësisë, Andis Salla.
Pas këtij debati, kritiku i partisë socialiste, Erion Braçe ka postuar një video në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram” ku ka ironizuar këtë moment.
Ai shkruan për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar që është 20%, dhe drejton pyetjen “pse?” teksa shton se vendi ka 8 vite në këtë gjendje.
Ndërkohë, shumë toka bujqësore në disa qarqe të vendit, janë të përmbytura për shkak të rreshjeve masive dhe problemeve me kanalizimet. “Bujku është në ujë tani”, shkruan Braçe duke ironizuar punën, subvencionet dhe ndihmën që në fakt duhej të bëhej nga qeveria, në vend që të vendosen TVSH, për çdo faturë që fermeri do të marrë nga grumbulluesit për produktin që do t’i shesë.
Në videon e postuar deputeti, duket të thotë “këta se dinë fare”, dhe “shfryn”, e në fund mbështet kokën në tavolinë.
Kujtojmë se gjatë debatit ndër të tjera u thanë:
Salla: Në faturë do të shënohet TVSH-ja në bazë të çmimit real të produktit
Braçe: Si do shënohet TVSH-ja në faturë….
Heshtje
Braçe: Pupu këta se dinë fare, pfff një tmerr (mbështet kokën në tavolinë)
Salla: edhe sot ka çdo fermer që shkon në pikën e grumbullimit patjetër që merr autofaturën.
Braçe: Me thënë të drejtën jo
Salla: Si është
Braçe: Merr një copë letër, ku i thuhet kaq kilogramë solle
Salla: Qëllimi i 10% është të ndodhë faturimi i gjithë produktit, sepse do kërkojë autofaturën për të marrë kompensimin.
Baçe: Kjo është e faktuar, ose nuk do pres faturë, ose do presë frakturë fiktive ose nuk e mbledh produktin fare, se me 10% në hyrje dhe 20% në dalje nuk më del mua. Nuk njoh ndonjë grumbulles e përpunues kështu. E kemi pasur ne këtë skemë me 6%, dhe prap ka ndodhur
Salla: ka qenë për grumbulluesit jo për fermerët
Braçe: Nuk ka rëndësi fare
Salla: Ka rëndësi se e ka marrë grumbulluesi
Braçe: S’jam i interesuar për ta grumbulluar, çfarë do të të them këtu që vaji që prodhohet tani është pa formalizuar.
Postimi i plotë i Braçes:
MIREMENGJES!
ME TVSH?
CA TVSH?
ME ZERO TVSH?
20% TVSH!
PO PSE 20% TVSH?
PO SA?
20 ME 20!
PO PSE?
TEEETEEEE VITE KESHTU!!
BUJKU ESHTE NE UJE TANI!