Kryeministri i cilësoi si “steriotipe etnike”! Përplasja Rama-Mahmood “jehonë” në mediat britanike: Ka pasur vazhdimisht tensione mes qeverive

Pas përplasjes së kryeministrit Edi Rama me sekretaren e Brendshme britanike, Shabana Mahmood në lidhje me dëbimin e 700 familjeve shqiptare nga Britania e Madhe, mediat britanike nuk kanë “ndejtur” pa shkruar.

Rama kritikoi retorikën e zyrtares britanike, teksa i tha se shqiptarët janë kontribues në ekonominë vendase.

BBC shkruan se kryeministri shqiptar e akuzoi Mahmood për “stereotipe etnike” dhe shifrën për 700 familjet shqiptare e cilësoi si një “pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Britanisë pas Brexit-it”.

“Sipas transmetuesit publik britanik, të dhënat zyrtare tregojnë se Mbretëria e Bashjkuar ka deportuar më shumë se 13 mijë njerëz në Shqipëri që nga nënshkrimi i marrëveshjes në vitin 2022.

Rama është përplasur vazhdimisht me politikanët britanikë lidhur me përshkrimet e tyre për shtetasit shqiptarë. Në maj, Sir Keir Starmer udhëtoi për në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, vetëm për t’u thënë nga Rama se nuk do të strehonte “qendra kthimi” në Mbretërinë e Bashkuar për azilkërkuesit e refuzuar nga vendet e tjera”, raporton BBC.

Po ashtu britanikja kujton edhe “luftën” mes Ramës dhe udhëheqësin e Reform UK, Nigel Farage, i cili u ftua të vinte në shqipëri për të debatuar mbi pretendimin e tij se një në 50 shqiptarë në Britani ishin në burg.

Por BBC nuk ka qënë e vetmja, “The Guardian” po ashtu ka folur për tensionet mes dy qeverive. Sipas britanikes: “një burim nga qeveria shqiptare tha se kishte tensione në rritje midis qeverive të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, pavarësisht bashkëpunimit të suksesshëm mbi politikat e imigracionit.”

The Guardian “nuk ndalet” me aq, ajo ka cituar edhe Andi Hoxhaj, i cili është bashkëpunëtor nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara (RUSI), që po ashtu akuzoi qeverinë britanike se po shënjestron dhe veçon shqiptarët në retorikën e saj. “Kjo retorikë duket se lidhet gjithnjë e më shumë me përpjekjen e qeverisë për të riinterpretuar ose reformuar dispozitat e KEDNJ-së mbi të drejtat e familjes – duke përdorur shqiptarët si shembull për të bërë një argument më të gjerë politik, siç kanë bërë Reformistët dhe Konservatorët duke përdorur shqiptarët si shembull. Duke përmendur konkretisht Shqipërinë, sekretarja e brendshme po i përgjigjet gjithashtu mesazheve të Farage, pasi ai i ka bërë shqiptarët një pjesë qendrore të retorikës së tij.”, tha Hoxhaj.

Presigjozja britanike po ashtu përmend edhe se kërkesat për azilmga shqiptarët janë të ulta dhe se ka patur një rënie prej 90% të mbërritjeve nga Shqipëria me varka të vogla që nga viti 2022.

Të njëjtën linjë raportimi ka mbajtur dhe “The Independent”, e cila po ashtu ka shkruar: “Kjo nuk është hera e parë që zoti Rama është përplasur me një sekretare britanike të brendshme. Në nëntor 2022, ai akuzoi sekretaren e atëhershme të brendshme, Suella Braverman , për “nxitje të ksenofobisë dhe shënjestërim, duke veçuar një komunitet” kur ajo akuzoi disa shqiptarë për abuzim me ligjet e skllavërisë moderne.”

Kujtojmë se Kryeministri, reagoi ndaj deklaratës së sekretares britanike, duke thënë: “Si mundet një sekretar i brendshëm i Partisë Laburiste t’i bëjë jehonë kaq dobët retorikës së së djathtës ekstreme populiste – dhe të veçojë 700 familje shqiptare , një pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Britanisë pas Brexit – pikërisht në një moment kur Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë ndërtuar një nga partneritetet më të suksesshme të Evropës mbi migracionin e paligjshëm? Shqiptarët janë kontribues neto në ekonominë britanike dhe numri i shqiptarëve që marrin përfitime nga Mbretëria e Bashkuar është shumë i ulët në krahasim me komunitetet e tjera. T’i veçosh ata vazhdimisht nuk është politikë – është një ushtrim shqetësues dhe i pahijshëm demagogjie.”

Kryeministri i cilësoi si “steriotipe etnike”! PërplasjaKryeministri i cilësoi si “steriotipe etnike”! PërplasjaKryeministri i cilësoi si “steriotipe etnike”! Përplasja

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT