VIDEO/ “Heroi i gjithë Italisë”, shqiptari i shpëton jetën të moshuarit që ra në ujë!

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Padova të Italisë ku një 85-vjeçar ra në një rrjedhë uji së bashku me automjetin e tij. Fatmirësisht ai i shpëtoi tragjedisë teksa në ndihmë i erdhi shqiptari Elton Zefi.
I riu shqiptar u hodh në ujë pa u menduar dy herë ndërsa arriti të shpëtonte nga mbytja të moshuarin. Ka qenë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili ka shpërndarë videon e Elton Zefit në rrjete sociale.
“Shqiptari Elton Zefi ishte sot heroi i Padovës dhe gjithë Italisë. Pa u menduar aspak, ai vuri jetën e tij në rrezik, duke u hedhur në kanalin ku rrezikonte të mbytej në mjetin e tij një 85 vjeçar”, shkruan Balla në postimin e tij.
https://www.cdnimpuls.com/video/691f6b7de8dea.mp4