FBI ofron shumën marramendëse për kapjen e saj! Përfitoi 15 miliardë dollarë përmes mashtrimit, njihuni me “Mbretëreshën e Kriptovalutave”

Raja Ignatovan, e vetëshpallura si “Mbretëresha e Kriptovalutave”, është një personat më të kërkuara nga FBI, teksa renditet në vendin 527 si më e kërkuara.

Ignatovan kërkohet nga FBI, pasi nga viti 2014 deri në vitin 2017, bindi miliona njerëz të investonin mbi 15 miliardë dollarë në kriptomonedhën e saj të rreme, OneCoin, duke pretenduar se do të kishte performancë më të mirë se Bitcoin.

Po gjithçka ishte një mashtrim i madh, teksa pasi mori paratë, “Mbretëresha e Kriptovalutave” është zhdukur.

Në tetor 2017, ajo hipi në një fluturim nga Sofja në Athinë dhe u zhduk.  Teksa ende nuk ka asnjë gjurmë nga Ignatovan.

“Mbretëresha e Kriptovalutave” renditet si një nga 10 gratë më të kërkuara, teksa FBI ofron një shpërblim prej 250,000 dollarësh për informacionin që çoi në arrestimin e saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT