TRONDITËSE në Devoll! Fshati në kaos prej përmbytjes, e moshuara e zhdukur prej 12 orësh (DYSHIMET E PARA)

Një ngjarje e tronditëse është shënuar në fshatin Progër të Devollit. Ku një grua e moshuar ka humbur kontaktet me familjen dhe rezulton e zhdukur prej 12 orësh tashmë.

Emri i 76-vjeçares së humbur është Flora Hoxha, mësohet se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor. Policia dhe forcat e ushtrisë kanë nisur kërkimet në zonë, ndërsa autoritetet u kanë bërë apel banorëve të japin çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj.

Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut është momentalisht duke vijuar operacionin për gjetjen e saj, në terren janë angazhuar 15 efektivë dhe 1 mjet i kalueshmërisë së lartë.

Fshati Progër është në kaos, për shkak të përmbytjeve masive, frika dhe dyshimi kryesor është që Flora Hoxha të jetë rrëmbyer nga rrjedha e ujit të përroit, ose të jetë mbytur në të.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT