Moti i keq “gjunjëzon” Shqipërinë, në fundjave reshje intensive shiu dhe dëbore

Prej ditësh Shqipëria është prekur nga reshje të dendura shiu me intensitet të lartë, deri në formën e rrebesheve.
Të shumta kanë qenë zonat që kanë pësuar dhe përmbytje nga veriu e deri në jug të vendit me daljen nga shtrati të lumit Vjosa.
Të njëjtat kushte meteorologjike priten dhe në fundjavë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, në zonat me lartësi mbi 900 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore.
Temperaturat pritet të zbresin deri në 7 gradë celcius ndërsa erë të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet.