“Për të kuptuar shqiptarët e sotëm, duhet të njohësh ata të Luftës!” Historiani amerikan vjen në Shqipëri për festat e Nëntorit, ka rrëzuar mitet për vendin tonë

Tirana është bërë së fundmi pikëtakimi i një prej historianëve më të njohur amerikanë, Bernd J. Fischer dhe deputetit të Partisë Mundësia, Erald Kaprit. I ftuar në kryeqytet në kuadër të aktiviteteve të nëntorit, muaji simbolik për shqiptarët, Fischer është takuar me Kaprin dhe ka qenë ky i fundit ai i cili ka postuar një foto me të, nga zemra e Tiranës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kapri, i cili ka vite që ndjek dhe vlerëson punën e profesor Fixherit, ka kujtuar kontributin e jashtëzakonshëm që ky i fundit ka dhënë për Shqipërinë me veprat e tij, pa bërë kompromis ndaj së shkuarës sonë, diçka që politika e ditëve të sotme sipas deputetit e ka shmangur.

“Me librat e tij për Mbretërinë, Luftën dhe tranzicionet e dhunshme të Shqipërisë, Fischer ka bërë atë që politika shpesh ka refuzuar ta bëjë: të thotë të vërtetën, sado e pakëndshme të jetë”, shkruan Kapri, i cili më tej ka zbuluar se gjatë bisedës së tyre, Fischer riktheu një nga thëniet e tij më të njohura e cila sipas deputeti mbetët më aktuale se kurrë: “Për të kuptuar shqiptarët e sotëm, duhet të njohësh shqiptarët e Luftës”.

Postimi i Erald Kaprit:

Nëntori i shqiptarëve solli në Tiranë profesorin dhe historianin e mirënjohur amerikan Bernd J. Fischer, një nga zërat më seriozë që ka dhënë një kontribut të paçmuar për të treguar historinë e vërtetë të shqiptarëve duke rrëzuar mite.

Me librat e tij për Mbretërinë, Luftën dhe tranzicionet e dhunshme të Shqipërisë, Fischer ka bërë atë që politika shpesh ka refuzuar ta bëjë: të thotë të vërtetën, sado e pakëndshme të jetë.

Pata mundësinë ta takoja pas disa vitesh dhe gjatë bisedës më kujtoi thënien e tij të famshme.

“Për të kuptuar shqiptarët e sotëm, duhet të njohësh shqiptarët e Luftës.”

Më aktuale se kurrë. Sepse edhe sot, 80 vite më vonë, politika shqiptare vazhdon të manipulojë të shkuarën sipas interesit të ditës. Prandaj zëri i studiuesve si Fischer është kaq i rëndësishëm sepse dokumentojnë të vërtetën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT