Kërcënoi New York-un me bllokim të fondeve nëse Zohran zgjidhej kryebashkiak, sot Trump lavdëron ‘kundërshtarin’ e tij pas takimit në Shtëpinë e Bardhë

Pas një takimi me dyer të mbyllura, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe kryetari i bashkisë së New York janë shfaqur së bashku në Zyrën Ovale në prezencë të mediave.
Pavarësisht përballjes së ashpër të disa javëve më parë teksa Trump kundërshtonte me çdo kusht zgjedhjen e tij në krye të New York, presidenti vlerëson fushatën e Mamdanit duke shtuar se qëllim i përbashkët është mirëqenia e qytetarëve.
“Sa më mirë të bëjë ai, aq më i lumtur jam unë”, tha Trump ndër të tjera me Mamdan që qëndron në këmbë krah tij.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku tha “E vlerësova kohën me presidentin, e vlerësova bisedën dhe mezi pres të punojmë së bashku për të ofruar këtë përballueshmëri për njujorkezët.”
Kujtojmë që Trump gjatë ditëve të fushatës, kërcënoi qytetarët e New York për ndalim total të financimeve nëse do të votonin për zgjedhjen e Zohran Mamdanit si kryebashkiak, të cilin e etiketonte si komunist. Ky i fundit iu vendos përballë me guxim duke mos u tërhequr nga qëllimi i tij.