Nga kërcënimet e bujshme tek deklaratat dashamirëse! Donald Trump ndryshon mendje për të parin e New York-ut pas takimit: S’dua ta lëndoj! Do jetoja nën udhëheqjen e tij!

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar për mediat pas takimit me kryebashkiakun e sapozgjedhur të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, se ka ndryshuar tërësisht mendim për këtë të fundit pasi e takoi.
I pyetur nga gazetarët nëse do të ndihej mirë të jetonte në Nju Jork nën udhëheqjen e Mamdanit, Donald Trump u përgjigj shkurtimisht: “Po, do ta bëja.”
Më tej, Presidenti i SHBA, Donald Trump, theksoi edhe njëherë: “sigurisht, sidomos pas takimit që kisha me të”.
Mandani njihet si një nga kritikuesit më të mëdhenj të Donald Trump ndërsa ky i fundit jo më pak kritikues ndaj të parit të Nju Jorkut.
Donald Trump e ka quajtur Mamdanin më herët komunist, ndërsa sot tha se ai do t’i habisë konservatorët dhe se është nëj djalë i mirë.
Biseda mes të dyve u përqëndrua tek përmirësimi i jetesës së njujorkezëve. Trump kërcënoi më herët se do t’i ndërpriste fondet federale Nju Jorkut. Sot, u tërhoq nga ky kërcënim duke thënë që pret ta ndihmojë Mamdanin dhe jo ta lëndojë atë.
Mamdani, 34 vjeç, u zgjodh kryebashkiak më 4 nëntor me mbi 50% të votave, duke mundur dy rivalë, përfshirë ish-guvernatorin demokrat Andrew Cuomo, dhe duke regjistruar një pjesëmarrje rekord prej mbi 2 milion votuesish, niveli më i lartë që nga viti 1969.