E Fundit/ U pezullua nga detyra, Belinda Balluku mbërrin në GJKKO (VIDEO)

Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së, ka mbërritur në ambientet e gjykatës për verifikimin e masave të sigurisë të caktuara ndaj saj. 

Belinda Balluku mbërriti e shoqëruar nga avokati i saj rreth orës 08:50, por nuk bëri asnjë deklaratë për mediat. 

Balluku akuzohet për abuzim me tenderin e tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe. 

Ndërkohë pak minuta para saj, në GJKKO mbërriti edhe e motra avokate që e përfaqëson, Pamela Qirko. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT