Shkodra “vishet me të bardha”, reshjet e dëborës mbulojnë kryeqendrën e veriut! Pamje mahnitëse nga Boga deri në Qafë Thore (VIDEO)

Teksa i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut, në qarkun e Shkodrës këtë pasdite kanë nisur edhe reshjet e dëborës.

Intensiteti i dëborës është i lartë ndërsa borëpastrueset ndodhen në terren për të bërë të mundur pastrimin e rrugëve.

Newsbomb.al ka siguruar pamje nga Qafë Thorja, rruga Bogë-Theth ndërsa ky segment rrugor është aktualisht i kalueshëm.

Autoritetet i bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të përdorin zinxhirët e dëborës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT