“Preferoj jetën jashtë skenave dhe vëmendjes”, përfaqësuesja e Shqipërisë nuk paraqitet në finalen e Miss Universe

Finalja e Miss Universe 2025 solli një moment të sikletshëm për Shqipërinë, pasi përfaqësuesja, Flavia Harizaj, nuk u paraqit.

Mungesa e saj erdhi pa paralajmërim dhe pa njoftim zyrtar dhe kjo u konsiderua gjerësisht një akt joprofesional dhe i papërgjegjshëm.

Por vetë, Harizaj, publikoi dy mesazhe në Instagram ku e justifikoi mungesën me arsye emocionale dhe personale. Ajo shkruan se preferon “jetën jashtë vëmendjes dhe jashtë skenave” të cilën nuk e ndërron me asgjë.

Në të njëjtën mbrëmje, përfaqësuese shqiptare mbeti Miss Universe Kosova. Rasti ka ngjallur debate të shumta në rrjete sociale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT