Arbana Xharra: Asnjë shtet nuk ka pranuar të depërtojë gulenistët, shqiptarët janë servilë

Arbana Xharra shkruan se asnjë shtet nuk ka pranuar të depërtojë gulenistët nga vendet e tyre, me përjashtim të Shqipërisë e Kosovës.

“Sindromi i Stokholmit duhet të jetë pjesë e pashlyeshme e mentalitetit shqiptar: Në mars të vitit 2018 ishte Hashim Thaçi ai që i drejtoi plot “gylenistë” drejt kazamateve të tiranit të Bosforit.

Në janar të vitit 2020 pasoi veziri i dytë: Edi Rama kësaj radhe ia shtriu pjatën me viktima Erdoganit.

Rama dhe Thaçi janë të vetmit përfaqesues te shteteve “pro perendimore”, nënvizojmë: te vetmit, që i bëjnë këtë shërbim Erdoganit.

Asnjë shtet tjetër, sërish nënvizojmë, asnjë shtet europian e as SHBA nuk kane pranuar që të deportojnë qytetarë turq nën thikat e diktatorit Erdogan.

E kolegu i tyre Vuçici del të jetë po aq dinjitoz sa parardhësit e tij të cilët ishin të privilegjuar nga osmanët dhe zhvatnin sulltanët truzbrazët për interesat e veta etnike.

Shqiptarët si duket nuk e kanë këtë dinjitet, klasat e tyre politike si duket servilitetin e kanë në damarin historik të qafës së tyre të hollë. Turp”, shkruan Xharra.(TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT