Përmbytje që nuk janë parë prej 40 vitesh në Sarandë! Gjendja më e rëndë në fshatin Çukë

Situata meterologjike me reshje shiu me intensitet të lartë ka sjell përmbytje që nuk ishin parë prej 40 vitesh në Sarandë.

Më i prekuri me 500 hektarë tokë nën ujë është fshati Çukë, ku po ashtu janë regjistruar dëme në banesa dhe qindra bagëti të ngordhura. Nga Çuka ku ndodhen forcat e Emergjencave Civile Ministri Vengu dhe Kryetari i Bashkisë Caci kane deklaruar se situata nuk është aspak e favorshme për shkak të reshjeve intensive që vazhdojnë të jenë prezentë, ndërsa po punohet që argjinatura e lumit Bistrice të stabilizohet në dy ditët e ardhshme.

Në zonë janë duke u shpërndarë rezerva materiale për dhjetra familje të prekura.

“Situata vazhdon të jetë e paqëndrueshme, moti nuk po na favorizon në gjithë këtë, bashkia ka qenë në terren, kemi filluar duke pasur fokus shpëtimin e jetës së njerëzve në rradhë të parë, me gjënë e gjallë e me bizneset e të gjitha problematikat që solli kjo situatë që sipas metorologëve nuk ka ndodhur në 40 vjet në Sarandë, nuk ka ndodhur kjo sasi reshjesh që ndodhi këto ditë, shpresojmë që brenda pak ditësh ta sjellim situatën në kontroll, kërkojmë ndjes dhe bashkëpunim nga gjithë qytetaret e Sarandës, ne jemi në terren dhe shume shpejt çdo gjë do sillet në normalitet”, tha Kryetari Bashkisë Sarandë, Oltion Caci.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT