VIDEO/ Për herë të parë larg shtëpisë, kapen në Korçë 3 emigrantë nga Sudani! Donin në shkonin në Evropë, policia i ka strehuar në Kapshticë

Tre emigrantë të paligjshëm të ardhur nga Sudani, janë kapur nga autoritetet teksa udhëtonin në aksin rrugor Korçë – Dardhë. Ata u shoqëruan nga Policia Kufitare drejt Qendrës së përkohshme të strehimit të PKK Kapshticë.

Sipas raportimeve, emigrantët kishin hyrë në territorin e Shqipërisë nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Mësohet se emigrantët të cilët kishin kaluar për herë të parë kufirin, i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe gjendja e tyre shëndetësore ka rezultuar pa probleme ndërsa do të vijohet më tej me intervistimin e tyre dhe procedurat e tjera ligjore.

https://www.cdnimpuls.com/video/69232d26b1422.mp4

Back to top button
LAJMET E FUNDIT