“Ishallah së shpejti”/ Rama jep lajmin e mirë: Fluturime direkt nga Tirana drejt…

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Doha të Katarit, ku ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Ing. Badr Mohammed Al-Meer.

Kreu i qeverise mengjesin e sotem ben me dije se së shpejti mund të kemi fluturime direkt nga Tirana drejt Katarit.

“Doha, Katar – Me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Ing. Badr Mohammed Al-Meer, folëm për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri dhe ishallah do të kemi së shpejti fluturimet e Qatar Airways për Tiranën”, shkruan Rama në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamjet nga ky takim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT