Artan Hoxha u shpall “Non Grata” nga Greqia, reagon deputeti i PS: E papranueshme! Po ndalohen gazetarët shqiptarë të raportojnë

Pasi Greqia shpalli “Non Grata” gazetarin Artan Hoxha, duke cilësuar si person të padëshirueshëm dhe kërcënim për rendin publik, ka reaguar edhe deputeti i PS-së Artdit Bido.

Në një postim në rrjetet sociale, Bido shkruan se është rasti i dytë kur gazetarët gazetarët shqiptarë ndalohen në kufi për shkak të raportimit dhe të bindjeve të tyre.

Ndërsa po ashtu, ai thekson është e papranueshme që autoritetet e një shteti evropian të vijojnë të ndikohen nga grahmat e fundit të nacionalizmit.

Më tej Bido shkruan se sulmi përmes shpalljes ‘Non Grata”, përbën abuzimin më të madh me vlerat evropiane.

Postimi i plotë i Bidos:

Ndalimi i Artan Hoxhës në kufirin shqiptaro-grek përbën rastin e dytë në pak vite që gazetarët shqiptarë ndalohen në kufi për shkak të raportimit dhe të bindjeve të tyre. Është e papranueshme që në shekullin e 21-të, autoritetet e një shteti evropian të vijojnë të ndikohen nga grahmat e fundit të nacionalizmit. Kërkimi i të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë, përballja me nacionalizmin politik të fenomeneve Agimi i Artë, Beleri etj., si dhe mbrojtja e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, nuk janë opsion, por detyrim i çdo gazetari dhe i çdo shqiptari. Ndaj, sulmi ndaj tyre, përmes shpalljes “non grata” përbën abuzimin më të madh me vlerat evropiane.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT