Gazetari zbulon detaje për Hamza Ukën: Kërcënoi prokurorin Eugen Beci në sallën e gjyqit! U radikalizua në Afganistan

Gazetari Ferdinand Dervishi ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me dy personat e armatosur të cilët kërcënonin RENEA-n në Pukë.
Dervishi bëri me dije se Hamza Uka, një nga dy personat që u vetëdorëzua, emrin e vërtetë e ka Erzen, ish-komando në Afganistan.
Në këtë të fundit, Dervishi bën me dije se Hamzai u radikalizua dhe u dënua me tre vite burg në 2019 për terrorizëm.
Sakaq, Ferdinand Dervishi theksoi se Hamza Uka në sallën e gjyqit ka kërcënuar ish-gjyqtarin dhe prokurorin Eugen Beci.
“Hamza në gjuhën arabe do të thotë Luan. Ai e ka emrin Erzen, por nuk e dimë nëse personat e dorëzuar janë këta, do të verifikohet. Erzeni është arrestuar në 12 dhjetor 2019 për terrorizëm, si person me pritje radikale dhe ka qenë komando në Afganistan.
E çuditshme është që të shkosh atje për të luftuar terrorin dhe të kthehesh radikal. Është gjetur video ku u mësonte fëmijëve se si të stërviteshin. Është mbrojtur dhe kanë thënë se këto janë private.
U dënua 3 vite burg në 2019 dhe e kreu. Në sallën e gjyqit kërcënoi gjyqtarin dhe prokurorin Eugen Beci dhe madje futi edhe njerëz nga jashtë për t’i kërcënuar.
Ky njeri është ndër personat më të vëzhguar nga antiterrori për problemet që ka paraqitur për lidhjet dhe mënyrën si funksionon.”-tha Dervishi.