“Nuk kalojmë mbi kufoma”, deputeti demokrat: Kemi forcë për gjithçka, por nuk luajmë me emocionet e njerëzve

Luçiano Boçi ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhilli, ku komentoi protestën e organizuar nga Sali Berisha dhe zhvillimet e fundit politike.

Ai theksoi se qëllimi i Partisë Demokratike për të qenë në drejtimin e vendit, dhe jo vetëm në pushtet, nuk kalon mbi kufoma. Boçi nënvizoi se Partia Demokratike ka forcën dhe mënyrën për të organizuar situata të tilla.

“Dëshira ose qëllimi i Partisë Demokratike për të qenë në drejtimin e vendit, dhe jo thjesht në pushtet, ju siguroj se nuk kalon mbi kufoma.

Pra, nëse sot ka një qëndrim të përgjegjshëm të Partisë Demokratike, askush të mos mendojë që PD nuk ka forcë apo mënyrë organizimi për ta radikalizuar këtë situatë dhe për të bërë thirrje që nxisin emocionet e njerëzve, që të themi: “Po, sot do të hyjmë në Kryeministri, sot do ta marrim zvarrë Edi Ramën.”

Normal që të ketë finalitet njerëzit të mllefosur me mënyrën e qeverisjes, të zemëruar të revoltuar të vinë e të realizohet, por është përgjegjësia politike që menaxhon situatat të tilla.

Në pjesëmarrjen e  qytetarëve në protestë, sipas opinionit tonë politik, nuk mjaftojnë vetëm anëtarët e Partisë Demokratike për të marrë një pushtet por duhet mbështetja e të gjithë qytetarëve dhe për ta vijuar këtë në  një rrugë që përputhet edhe me mënyrën se si e kërkon dhe si i qaset publiku sot.”-u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT