Dëbimi i mësuesit turk, fëmijët videomesazh: Shqiptar, ju lutem mos e çoni në Turqi

Mësuesi turk, Harun Çelik që u dëbua në 1 janar nga Shqipëria, është marrë menjëherë në dorëzim nga antiterrori turk.

Sipas mediave vendase, Harun Çelik do të presë në qeli vendimin e gjykatës.

42-vjeçari akuzohet pasi ka pasur të shkarkuar aplikacionin“By Lock”, një rrjet komunikimi.

Këtë aplikacion, i cili është përdorur nga 200-300 mijë persona, gjykata e përdor si “faj” dhe të gjithë personat që e kanë përdorur, sipas gjykatës duhen hetuar.

Pas dështimit të grushtit të shtetit, të gjithë përdoruesit e këtij aplikacioni akuzohen si pjesëmarrës dhe mijëra  të tillë janë burgosur këto 5 vjet.

Ndërkohë, bashkëshorja dhe 4 fëmijët e Harun Çelik, përmes një videoje të rregjistruar në Kazakistan kërkojnë ndihmë për shpëtuar babain e tyre.

“Nëse e çoni në Turqi, ai do të arrestohet dhe ne do ta humbasim atë. Ju lutem, mos e çoni atë në Turqi. Ne kemi 4 fëmijë që mund të humbasin babain e tyre. Ju lutemi, ndihmojeni babain tonë”, thonë ata.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT