“I dorëzohem vetëm Allahut”, futën Oroshin në shtetrrethim për 12 orë, detaje nga ngujimi si nëpër filma i terroristëve të Pukës

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë ku Julian Cumrraku dhe Erzen Uka qëndruan për 12 orë të ngujuar në një banesë të vjetër në fshatin Orosh.

Burime për mediat bëjnë me dije së fundmi se ka qenë Uka ai i cili ka refuzuar që t’ia hapë derën efektivëve të Policisë duke i kërcënuar.

 “Nuk i dorëzohem policisë, dorëzohem vetëm përballë Allahut”, ka deklaruar Uka gjatë komunikimit me policinë i cili rezultoi më pas se së bashku me hsokun e tij, Juljan Cumrrakun ishin subjekte të anti-terrorit.

Ish-komandoja Hamza Uka dhe Juljan Cumraku, i dhanë fund rezistencën një natë më parë dhe u dorëzuan pas orësh rrethim nga Policia e Shtetit.

Lidhur me këtë operacion policor i cili zgjati për orë të tëra, Policia e Shkodrës doli me një njoftim zyrtar ku dhe bëri me dije se aksioni filloi rreth orës 09:00 të mëngjesit të djeshëm, kur një patrullë e Komisariatit të Pukës, konstatoi një person, që sapo vuri re uniformat blu u fut me shpejtësi në banesën e braktisur duke refuzuar t’i bindej urdhrave të Policisë.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, zona u rrethua dhe në vendin e ngjarjes mbërritën Forcat Speciale RENEA, të cilat morën në kontroll perimetrin.

Në momentin që forcat speciale kërkuan dorëzimin e tyre, nga brenda banesës u qëllua me armë zjarri në drejtim të tyre. Pas 12 orësh negociatash dhe ndërhyrjes së të afërmve të tyre, të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në shmangien e tragjedisë, Uka dhe Cumraku u dorëzuan.

Hamza Uka, një person i njohur për autoritetet dhe prej kohësh nën vëzhgim nga Antiterrori, si dhe ish-komando me shërbim të mëparshëm në Irak, ishte plagosur në kofshë dhe u transportua menjëherë në spitalin e Shkodrës ku dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës, policia sekuestroi një arsenal armësh dhe materialesh luftarake, përfshirë katër armë zjarri automatike, një pistoletë, 17 granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike, fitil zjarrpërcjellës, dy gëzhoja si edhe një flamur të organizatës terroriste ISIS të vendosur në mur pranë armëve.

Erzen Uka banonte në Pukë, ndërsa Julian Cumrraku në Kamë dhe më herët kanë qenë të dënuar për vjedhje por dhe “nxitje të urrejtjes dhe grindjeve”.

Ata do të hetohen për një sërë veprash penale, përfshirë propagandën për qëllime terroriste, prodhimin e armëve luftarake, kundërshtimin e punonjësve të policisë dhe mbajtjen pa leje të armëve shpërthyese e municionit, ndërsa materialet hetimore i janë kaluar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT