“Varri i i Martirit Papa Kristo Negovani, i përçunduar dhe pa emër”, Elida Jorgoni i bën kërkesë Spiropalit: Të negociojnë dy shtetet, në shkurt 2026 të rivarrosen me nderime

Elida Jorgoni së fundmi i ka dërguar një kërkesë ministres Elisa Spiropali, ku ngre shqetësimin për gjendjen e varrit të Martirit Papa Kristo Negovani në fshatin Negovan të Follorinës.

Në postimin e saj në Facebook, ajo kujton se më 22 janar 2018 në Fushë-Dragot gjatë përurimit të punimeve për zhvarrosjen e eshtrave të ushtarëve grekë, ishin të pranishëm Ambasadorja e Greqisë në Tiranë dhe Konsulli i Nderit i Greqisë në Gjirokastër.

Jorgoni thekson se varri i Martiri Papa Kristo Negovani, u masakrua nga bandat greke më 12 shkurt 1905, dhe që atëherë ai ndodhet i dëmtuar dhe pa emër.

Për këtë arsye Jorgoni, kërkon që në 12 shkurt 2026 Negovan të jenë të pranishëm Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë dhe Konsulli i Përgjithshëm në Selani, me qëllim të shohin gjendjen e varrit dhe të negociojnë me dy shtetet përkatëse për ndërtimin e tij.

E nderuar Ministre!

Më 22 janar 2018 në Fushë-Dragot, ishin të pranishëm në përurimin e punimeve për zhvarrosjen e eshtrave të ushtarëve grekë, Ambasadorja e Republikës së Greqisë në Tiranë dhe Konsulli i Nderit të Republikës së Greqisë në Gjirokastër.

Në fshatin Φλάμπουρον (Negovan) të Follorinës, kemi varrin e Martirit Papa Kristo Negovani, masakruar nga banditët grekë, më 12 shkurt 1905. Varri është pa emër dhe i përçudnuar, prandaj kërkojmë, që më 12.02.2026, të jenë të pranishëm për të parë nga afër varrin e dëmtuar, Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Athinë, dhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Selanik, që të negociojnë me dy shtetet përkatëse për ndërtimin e varrit.

Paralelisht me këtë proces, Ambasadorja dhe Konsulli duhet të vijnë në Korçë, që së bashku me familjarët dhe autoritetet vendore të shkojnë te Varreza Publike e qytetit, për të zhvarrosur eshtrat e nipit (djalin e djalit) të Papa Kristo Negovanit, të ndjerin, Sokrat Ksenofon Negovani, që ra viktimë dhe u vra (nëntor 1940) nga bombardimet dypalëshe të pushtuesve në Luftën Italo-Greke, në moshën 16 vjeçare te dera e shtëpisë në Korçë dhe për t’a rivarrosur me nderime në Varrezën e Dëshmorëve – Korçë.

Shteti ynë duhet të veprojë me reciprocitet, ashtu si vepron shteti grek.

Me respekt: Elida Jorgoni – Kryetare e shoqatës Foleja Kombetare Shqiptare, shkruan Elida Jorgoni në postimin e saj.

Kush është Papa Kristo Negovani?

Papa Kristo Harallambi që njihet më shumë si Papa Kristo Negovani (1875 – 1905) ka qenë prift ortodoks shqiptar dhe veprimtar i lëvizjes kombëtare në kapërcyell të shekujve XIX-XX.

Ai lindi ne Negovan afër Follorinës në kohën e Perandorisë Osmane, një fshat që, bashkë me Bellkamenin fqinjë, kishte qenë banuar në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë nga shqiptarë të Plikatit të krahinës së Kolonjës. Shkollën e bëri në Athinë, ku e dërgoi i ati Harallamb Çali, që ishte tregtar, shkrimtar dhe klerik patriot. Luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të kishës e të qarqeve shoviniste të borgjezisë greke.

Kristo Negovani jetën ia kushtoi Ungjillit shqip, shkollës shqipe, shkrimeve fetare e laike.

Ai u vra më 12 shkurt të 1905 në moshën 30 vjeçare. U ekzekutua në mënyrë makabre me sëpatë dhe hanxhar, bashkë me të vëllanë, Papa Theodhosin, dhe të tjerë punëtore të shkollës e gjuhës shqipe. Ata u masakruan nga andartët grekë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT