“Nuk është kompani sigurimi…”, jugu i “mallkuar” nga moti, deputeti socialist kërkon ndihmën e shtetit: Bashkitë i kanë harxhuar lekët, nuk kanë më

Jugu duket se po përjeton një nga vitet më të vështira të saj, e goditur njëherë nga flakët përvëluese të verës dhe në këto ditë nëntori nga përmbytjet e para të dimrit. Si rrjedhojë dëmet e shkaktuara si nga zjarret, po ashtu dhe nga përmbytjet kanë qenë të mëdha.
Ka qenë deputeti socialit për qarkun e Vlorës, Ardit Bido ai i cili ka ngritur shqetësimin këtë të martë në Komisionin për Çështjet e Brendshme. Gjatë fjalës së tij Bido tha se si pasojë e shirave në Delvinë, Konsipol dhe Finiq, dëmet janë të mëdha dhe se banorët po përballen me dëmtimet e banesave të tyre, por dhe të pemtarisë.
Ai u shpreh se Bashkitë nuk kanë fonde për t’i përballuar këto dëme, pasi i kanë shpenzuar gjatë zjarreve të verës. Bido nënvizoi se shteti nuk mund të mbulojë të gjitha humbjet si një kompani sigurimi, por është e nevojshme që të akordohet një fond emergjent për të ndihmuar familjet e prekura.
Prioritet është mbështetja për rikuperimin e banesave, biznesit dhe infrastrukturës rurale që bashkitë nuk mund ta financojnë vetë.
“Kështu që të paktën për atë zonë, përtej ndihmës së drejtpërdrejtë që ne japim ne duhet të akordojmë sot një fond emergjente sepse nuk kanë mundësi bashkitë me fondet që kanë, i kanë harxhuar lekët e emergjencave civile që në verë dhe dëmet janë të mëdha”, theksoi ai.
Pjesë nga fjala e Bidos:
Problemi dhe çështja e tretë është ka të bëjë me dëmet që na kanë ardhur edhe sivjet edhe në këtë sezon shirash ku më lejoni që të flas për pellgun e Sarandës. Delvinës, Konispol dhe Finiq dhe po flas me rezerva se nuk ka kaluar risku, sot priten sërish shira në këtë zonë që kanë të bëjnë me dëmtimet e banesave, me dëmtimet në pemtari që është ekonomia bazë e zonës, dhe të infrastrukturës së zakonshme.
Bashkitë nuk kanë më lek, nuk kanë më që nga zjarret verës, nuk ka mundësi që ne tu kërkojmë Bashkive të përballojnë koston e riasfaltimti të rrugëve rurale, të ndihmës ndaj shtëpive të dëmtuara. Nuk ka mundësi që ti kërkojmë bashkvie që të ndihmojnë me ripyllëzimin e kurorës së Delvinës ku u dogjën ullinjtë, apo mandarina që hektarë të tërë u dëmtuan, u mbuluan nga dheu, nuk janë më të shitshme sot. Kështu që të paktën për atë zonë, përtej ndihmës së drejtpërdrejtë që ne japim ne duhet të alkokojmë sot një fond emergjente sepse nuk kanë mundësi bashkitë me fondet që kanë, i kanë harxhuar lekët e emergjencave civile që në verë dhe dëmet janë të mëdha.
Po marr shembull e një stani në Çukës i cili u dëmtua, ka dalë dhe në media ku më shumë se 300 bagëti kanë ngordhur, bagëtitë e tjera po ndihmohen sot nga rezervat e shtetit, por ky është dëm i dukshëm, i padukshmi është në atë stan makineritë janë dëmtuar, ushqimi i depozituar është dëmtuar, dëmi shkon mbi 200 milionë lekë.
Unë s’mund të them që ta kompesojmë të gjithën, sepse shteti s’mund të jetë kompani sigurimi, por t’ju vijmë në ndihëm sadopak të gjithë atyre që u janë dëmtuar banesat, që u janë dëmtuar bizneset dhe infrastrukturës së rurale të bashkive që për të cilat bashkitë nuk kanë mundësi që ti përballojnë me fondin e sivjetshëm.