Ngushëllime pafund për Shpat Kasapin, shpërthen Anaid Kaloti: Dekoratat pas vdekjes i jepte Enver Hoxha! Suportoni njerëzit sa janë gjallë

Gazetari Anaid Kaloti ka reaguar në rrjete sociale pas ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi. Anaid Kaloti i shpreh ngushëllimet familjes së Kasapit ndërsa ka kritikuar ata të cilët masivisht nuk po ndalen me dedikime e reagime për ndarjen nga jeta të këngëtarit.

Dukshëm me ironi kundrejt një mase të caktuar njerëzish, Anaid Kaloti shkruan: “Sa shumë e paskeni dasht Shpat Kasapin. As ai vetë s’besoj se e paska dit! Ka shumë s’ia keni uruar as ditëlindjen!”

Më tej gazetari vijon me komentin e tij duke thënë se njerëzit duhen suportuar sa janë gjallë sepse dekoratat pas vdekjes i jepte Enver Hoxha.

“Kaq shumë nuk keni postuar kur ishte mes nesh, ose kur nxirrte ndonjë këngë të re! Familjes, ngushëllime dhe zoti iu dhëntë forcë të përballoni dhimbjen. Njerëzisë i them: suportojini njerëzit sa janë gjallë, dekoratat pas vdekjes i jepte Enver Hoxha.”-shkruan Kaloti.

Ngushëllime pafund për Shpat Kasapin, shpërthen Anaid Kaloti:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT