Shengeni Ballkanik, Kurti: Rama është basketbollist, por topin e ka Vuçiç

Kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti gjatë një interviste televizive foli ndër të tjera edhe për mini- Shengenin Ballkanik.

Sipas Kurtit, kjo nismë është një gabim në hapa nga kryeministri Rama, duke i kujtuar këtij të fundit edhe basketbollin.

Kurti i tha Ramës se kur gabon në hapa, ke humbur edhe topin, për të cilin tha se tashmë e ka Aleksandër Vuçiç.

Nisma për mini-Shengenin Ballkanik, tha Kurti, duhet të niste nga Kosova.

“Kryeministri Edi Rama ne e dimë që është basketbollist apo jo? Dmth si një ish-basketbollit e di çka do të thotë gabim në hapa. 

Kur gabon në hapa e humbet topin. Për bindjen time mini-Shegeni Ballkanik është gabim në hapa sepse nis me Serbinë, nuk mund të nisesh me Serbinë.  Duhet të fillosh me Kosovën. 

Është gabim në hapa meqë duhet të fillohet me Kosovën, me aleatë të tjerë edhe brenda NATO-s, edhe drejt BE, edhe në raport me Kosovën dhe kombin shqiptar, që na i kërkojnë edhe rilindasit sepse kjo është teza e tyre. 

Në fund vjen Serbia. A nuk do të duhej që qeveria e Republikës së Shqipërisë me kryeministër Edi Ramën dhe qeveria e Republikës së Kosovës me kryeministër mua, të bëhemi bashkë në një mbledhje njëherë si dy qeveri të diskutojmë të gjitha çështjet e rajonit. 

Meqë është gabim në hapa dhe humbi topin, a konsideroni që tani topin e ka Vuçiç?”, tha Kurti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT