Pamje SHQETËSUESE nga Bulqiza, shoferi ndalon furgonin në mes të rrugës për të marrë pasagjerët

Një pamje e publikuar së fundmi ka ngritur shqetësimin mbi mënyrën se si funksionon transporti i pasagjerëve në Bulqizë.

Në videon e postuar nga “Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore”, e cila është kapur nga kamera e një automjeti, shihet furgoni i transportit interurban i ndaluar në mes të rrugës duke bllokuar komplet të dyja kahet e qarkullimit.

Ngjarja është filmuar në një segment rrugor ku shpejtësia është e konsiderueshme dhe dukshmëria e kufizuar, çka e bën ndalimin e mjetit në mes të rrugës jashtëzakonisht të rrezikshëm. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme njëri prej mjeteve është detyruar që të frenojë papritur, duke shmangur kështu aksidentin.

Ky episod njëkohësisht ngre sërish alarmin për problematikën e vjetër të ndalimeve të pakontrolluara të furgonëve në zonat rurale dhe mungesën e pikave të autorizuara të ndalimit. Praktika të tilla jo vetëm krijojnë rrezik për aksidente, por vënë në rrezik jetën e pasagjerëve dhe të gjithë përdoruesve të rrugës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT